Lini, fshati i bukur por i ndotur i Pogradecit
Janë dy fshatra të vecantë në hyrje dhe në dalje të qytetit të Pogradecit, Lini dhe Tushemishti. Që të dy këto fshatra janë destinacione turistike, njëri më i bukur se tjetri, i pari sidomos për bazilikën paleokristiane me mozaikun e vet të shekullit të pestë dhe Tushemishti për ndërthurjen e traditave me bukuritë e pasuritë e pakursyera natyrore. Por në dicka ndryshojnë më shumë: Në Lin banorët kanë pranë shtëpive, në fshat batëtinë, fakt që e bën Linin një fshat tipik të ndotur nga kafshët, kurse në Tushemisht, ende shikon oborre shtëpish të zbukuruar me lule, kryesisht trëndafila dhe karafila. Në burimin natyror që kalon mespërmes shtëpive të Tushemishtitjanë xhiruar disa nga planet dhe situatat më të bukura të filmit Zonja nga qyteti me të paharrueshmen Violeta Manushi.