Vetgjyqesia e Nazmije Vishes dhe mesazhi i rrjeteve sociale: Ia beri mire
Nga Mustafa Nano
“Fiqiri Muça e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht. E ka mbajtur 11 ditë. Ai donte ta trafikonte. Ai u çonte mesazhe të gjithë pjesëtarëve të familjes. Nazmijes po se po, por edhe gjyshërve e xhaxhallarëve të saj. U thoshte ‘do ju pres’ e ‘do ju vras’”. Këtë dëshmi e bën nusja e xhaxhait të Nazmije Vishës (fotoja flou e këtij shënimi është e Nazmijes), vajzës 18 vjeçare të dhunuar e të përdhunuar nga 45 vjeçari Fiqiri Muça, vëllai i burrit të motrës së vet, që para tri ditësh bëri vetëgjyqësi duke e ndjekur me automatik, nëpër natë, jashtë shtëpisë së gjyshërve të saj, në Krrabë, ku Muça kish shkuar për ta rrëmbyer, dhe duke e lënë të vdekur.