Ishte kohe per dashuri
Në shumë faqe interneti të huaja apo shqiptare kam lexuar histori të ndryshme për homoseksualët por vetëm në pak fragmente kam arritur të gjej veten, nuk kam lexuar kurrë histori nga një bashkëmoshatari im. Ndoshta janë të pakët moshatarët e mi të cilët përdorin internetin. Distanca me personat që dua më detyroi mua që të mësoj internetin në këtë moshë.
Tani jam pranë të 50ave dhe ndjej se i kam jetuar mirë këto viteve. Jam babai i tre fëmijëve të mrekullueshëm dhe mendoj se janë gjëja më e bukur që më ka dhënë jeta.