Goditja e fundit ndaj ISIS, qindra qytetarë evakuohen nga qyteti Sirian

Koalicioni ushtarak kundër ISIS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po përgatitet për t’i dhënë goditjen e fundit militantëve të shtetit islamik, të cilët janë në bastionin e tyre të fundit në qytetin lindor të Baghuzit. Në përgatitje për sulmet ajrore kundër luftëtarëve të ISIS, trupat aleate kanë njoftuar popullsinë e qytetit të vogël për tu evakuuar, në mënyrë që të shhmangin dëmtimet në civilë.
Qindra gra dhe fëmijë të u evakuuan të hënën, ndërkohë që largimi në masë I ditëve të fundit, ka vonuar sulmin përfundimtar.
Vëzhguesit në terren që ndodhen jashtë Baghuz-i thanë se evakuimi i fundit përfshinte një autokolonë me rreth 25 automjete mbushur kryesisht me pjesëtarë të familjeve të luftëtarëve të ISIS-it. Autokolona po udhëtonte drejt kampit të afërt për personat e zhvendosur, atij të al-Hol-it, që ndodhet në pjesën verilindore të Sirisë.
Sipas Organizatës Siriane për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, rreth 1,400 persona janë larguar nga Baghuzi gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë dhjetra luftëtarë të dyshuar të ISIS-it dhe skllevër lufte.
Riatdhesimi i luftëtarëve të ISIS
Me mundjen përfundimtare të forcave të shtetit islamik dhe largimin e lajmëruar të trupave aleate dhe Shteteve të Bashkuara nga Siria, lufta në Siri do të kthehet në një rezistencë të forcave vendase demokratike, kundër regjimit të Bashar Al-Asad-it të përkrahur nga Rusia.
Luftëtarë të ISIS dhe familjarë të tyre po përpiqen të kthehen në vendet e tyre të origjinës, pas mundjes së shtetit islamik, ndërkohë që shtetet evropiane po u refuzojnë hyrjen për shkak të arsyeve të sigurisë. Disa ditë më pare, shtete të Bashkimit Evropian dhe Zvicra deklaruan se këto luftëtarë kanë humbur të drejtat e shtetësisë dhe duhet të gjykohen në Siri, një vendim i përkrahur dhe nga Shtetet e Bashkuara, ku familja e një vajze të larguar për në Siri, ka ngritur një padi kundër administrates Trump, për të lejuar rikthimin e vajzës së tyre në SHBA.
Dënimi i luftëtarëve të ISIS në Kosovë
Ndërkohë një gjykatë në Prishtinë dënoi me 5 vjet heqje lirie Murat Dernjanin, nën akuzat për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste. Dënimi i tij pasoi pranimin e fajësisë për veprat për të cilat ngarkohej nga prokuroria e posaçme e Kosovës. Sipas akuzës ai gjatë vitit 2013 kishte udhëtuar drejt Turqisë duke marrë marr me vete gruan dhe të birin me qëllim që t’i bashkohej grupit militant të Shtetit Islamik.
Sipas prokurorisë, ai nga muaji mars 2013, “me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi. Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak”.
Përsa i përket luftëtarëve me origjinë nga Shqipëra dhe Kosova, mendohet se numri i tyre shkon në rreth 250 persona./k.j
Burimi: Zeri i Amerikes