Kush janë ngelësat e vërtetë?

Në një valë zbulimesh plagjiature nëpër doktoraturat e qeveritarëve tanë, pas plagjiaturës së zv/ministrit të Arsimit Ervin Demo dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tashmë i erdhi rradha edhe ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli.
Ky denoncim vjen si një postim në facebook të zotit Taulant Muka, ish ministër i arsimit por e zbuluar nga Z. Vladimir Kola i Universitetit të Sapienza. Ai shkruan:
Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohë Rektor), pranë fakultetit të Ekonomisë, “Universiteti i Tiranës”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.
Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…
Pas shumë ore kërkimi në internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë të Tezës së saj të Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët në fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.
Me këtë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.
Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë të tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrespondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:
https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…
Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:
https://www.ekon.sun.ac.za/wpapers/…/wp122013/wp-12-2013.pdf
Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:
“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarëat Jahan,
https://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.
Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:
“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)
https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…
Çfarë do të ndodhë me tërë këto zbulime të reja? Do të merret ndonjë masë ndaj këtyre njerëzve apo do të lihen në harresë si shumë shkelje të tjera?
Krahasimin e tezave mund ta bëni më thjeshtë nëpërmjet këtyre fotove: