Dorëhiqen të gjithë mjekët e Urgjencës së QSUT
Mjekët e Urgjencës në QSUT kanë dhënë kolektivisht dorëheqjen nga detyra. Tetë mjekët kanë firmosur një kërkesë drejtuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe ministres së shëndetësisë Manastirliu.
Aty shpjegohen arsyet që kanë çuar në këtë veprim, mes të cilave mos zbatimi i kushteve të punës, mbingarkesa me të sëmurë e cila vjen nga keq funksionimi i shërbimeve të tjera dhe mungesa e ambienteve.
Kërkesa e plotë mjekëve:
Gazeta Shqiptare raporton se mjekët e kishin paralajmëruar aktin rreth një muaj më parë, ashtu si e parashikon Kodi i Punës.
/l.k./