#Metoo : Hashtag-u që mijëra vajza përdorën për të ndarë dhunën seksuale që kanë kaluar
Më shumë se 30.000 vajza i janë bashkuar fushatës online për abuzimin seksual që kanë ndeshur në jetët e tyre.
Fjalët edhe unë/ MeToo janë kthyher në trend për rrjete sociale, duke u përdorur nga të gjitha ato vajza dhe gra që kanë qenë të abzuara seksualisht ose të ngacmuara.
Pas skandaleve seksuale dhe aludimeve të aktoreve për ngacmimet seksuale të ushtruara nga producenti hollivudian Harvey Weinstein, togfjalëshi #MeToo po përdoret për tju treguar të gjithëve sa i përhapur është ngacmimi seksual në shoqërinë tonë.
Aktorja amerikane Alyssa Milano e shpërndau sugjerimin në llogarinë e saj personale në rrjetin social Twitter duke iu kërkuar njerëzve të ndajnë historitë e tyre të abuzimit me anë të këtij togfjalëshi.
Më shumë se 30.000 gra, edhe disa burra e kanë përdorur hashtag-un pas publikimit të postimit të aktores. Ky trend u përhap shpejt dhe në rrjete të tjera sociale si Facebook dhe Instagram.
Disa përdorues madje nuk janë mjaftuar vetëm me aq por e kanë parë si mundësi për të ndarë dhe detaje nga historitë e dhimbshme në rrjetet sociale, nën hashtag-un #MeToo.
Një përdoruesw e Twitter ëshët shprehur: ‘’Unë jan viktimë e abuzimt seksual dhe jam e shokuar se si dhuna është kthyer në një fenomen të qëndrueshëm. Shoh plot persona të tjerë që vazhdojnë vuajnë në heshtje nga dhuna’’./k.m/
Më poshtë janë disa prej historive #MeToo të shpërndara në rrjetet sociale:
Burimi: The Guardian