Kandidatja transgjinore demokrate ndesh diskriminim nga kundërshtari republikan
Një kandidate demokrate transgjinore po përballet me gjuhë diskriminuese nga kundërshtari i saj politik, kandidati ultra-konservator. Danica Roem është kandidatja demokrate që garon në zgjedhjet e Dhomës së Delegatëve në Virxhinia, zgjedhje që do të mbahen këtë Nëntor.
Politikania dhe njëkohësisht aktivistja transgjinore do të garojë përkundrejt kundërshtarit republikan Bob Marshall, një kundërshtues i të drejtave për komunitetin LGBT.
Përpara mbarëvajtjes së zgjedhjeve, Marshall ka refuzuar të marrë pjesë në debat me kandidaten Roem, të cilës i referohet si burrë dhe jo grua.
Gjatë një interviste muajin e kaluar kandidati republikan e ka sfiduar gazetarin për identitetin gjinor të Roem duke e pyetur: ‘’Pse e cilëson femër? Mos vallë ADN-ja e Danicës ndryshoi krejt papritur? ‘’
Edhe pse në fushatat politike ajo është fokusuar në çështje lokale dhe kombëtare, Roem iu është përgjigjur provokimeve të kandidatit kundërshtar me një reklamë ku ajo shihet të flasi hapur për identitetin e saj gjinor.
Në video shfaqet kandidatja në rutinën e saj të përditshme teksa merr hormone dhe aplikon tualetin. ‘’Po kandidoj pasi identiteti im nuk duhet të përbëj një problem. Kjo nuk duhet kthyer në material për lajme apo grricje politike. Unë jam kështu siç jam. Ka me miliona persona transgjinorë në këtë vend që meritojnë përfaqësim në qeveri ’’ tregon ajo gjatë video-s.
Fitorja e kandidates do të përbentë nje fitore historike pasi do të kthehej në përfaqësuesen e parë publikisht trasngjinore të emëruar në organin ligjvënës të SHBA.
Më poshtë gjendet video e kandidates demokrate:
Burimi: Pink news