Konkursi i Fotografisë “Historia Ime” , padrejtësi sociale në Tiranë
Denada Dosti merr pjesë në Konkursin e Fotografisë me një cikël fotografish nga jeta në Tiranë. Ajo denoncon një sërë problematikash si papunësia, e drejta e besimit apo sigurimi i të drejtave themelore të njeriut për refugjatët Sirianë në Shqipëri.
Emër: Denada
Mbiemër: Dosti
Qyteti: Durrës
Konkursi i Fotografisë “Historia Ime” do të qendrojë i hapur deri më datë 20 gusht 2017. Kliko këtu për të mësuar si mund të marrësh pjesë!

Ironi e Fatit: Shqipëria ka punë…
Foto është realizuar në Tiranë, si për ironi në një “Shqipëri që ofron punë” të papunët mundohen të gjejnë rrugëzgjidhje të tjera, meqënëse nuk janë “profesionistë”.

Refugjatët Sirianë
Refugjatët Sirianë enden rrugëve të botës ndërsa është e drejta e ëdo individi i cili ja mbath nga lufta t’i sigurohen të gjitha të drejtat themelore të individit. Në foto paraqitet refugjatja siriane e cila del për të kërkuar lëmoshë me beben e saj Zejneb 3-muajshe dhe djalin e saj 7-vjeëar. Vajza bjonde me shpinë është Sara, shoqa ime italiane me te cilën grumbulluam ndihma për t’ja dhuruar.

Myslimania dhe Nënë Tereza
Foto është realizuar tek Universiteti Politeknik i Tiranës. Për ironi Nënë Tereza qëndron aty stoike, ndërsa besimtareve myslimane por dhe të feve të tjera iu ndalohet mbartja e mbulesës në institucionet publike.