Gjermania dhe Malta gati të miratojnë martesat brenda së njëjtës gjini
Gjermania dhe Malta, dy vende të Bashkimit Evropian janë gati të përqafojnë barazitë në martesa. Në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel, partia e së cilës nuk i ka mbështetur asnjëherë martesat brenda së njëjtës gjini, ka thënë gjatë kësaj jave se sondazhet e opinionit publik tregojnë se shumica dërrmuese e gjermanëve janë pro martesave gej. Ndërsa sugjeroi se duhet hapur një votim i lir në parlament mbi këtë çështje.
Në të shkuarën Merkel ka thënë se e sheh martesën si një lidhje mes një burri dhe një gruaje, ndaj një koment i tillë është mjaft i rëndësishëm ka reaguar Human Rights Watch. Lideri i partisë Social Demokrate Martin Schulz, në koalicion me partinë e Merkel ka sugjeruar për kalimin në votë këtë të premte, përpara zgjedhjeve federale që janë caktuar në shtator. Pritet që ky ligj të kalojë me shumicë të plotë.
Ndërkohë në Maltë, Kryeministri i zgjedhur kohët e fundit Joseph Muscat ka dorëzuar ka dorëzuar projektligjin e tij për martesat brenda së njëjtës gjini. Votimi në Maltë pritet të mbahet gjatë kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. Projektligji i cili riorganizon legjislacionin e martesës pritet të kalojë me shumë të madhe votash pasi të gjitha partitë politike në Maltë premtuan të mbështesin martesat gej gjatë fushatës elektorale. /m.g/
Burimi: Human Rights Watch