Shfaqje diskriminuese në “Big Brother”, banorët përqeshin PAK dhe komunitetin Egjiptian
Banorët e spektaklit Big Brother vazhdojnë japin shfaqje diskriminuese drejt komuniteteve të margjinalizuara. Në këtë video të publikuar pak ditë më parë, tre prej tyre shfaqen duke përqeshur personat me aftësi të kufizuara, ndërkohë që të tjerë qeshin.
Produksioni ka vendosur që të gjithë banorët të ndëshkohen për këtë veprim, me një dënim i cili do të bëhet i ditur të shtunën.
Video: Banorët përqeshin personat me aftësi të kufizuara
Ndërkohë sot është publikuar një tjetër video e një prej banorëve që përdor një shprehje diskriminuese ndaj komunitetit egjiptian. Aktivistë të këtij komuniteti deklarojnë se do t’i drejtohen Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe AMA-s për këtë çështje.
Video: Një prej banoreve përdor shprehje diskriminuese ndaj komunitetit Egjiptian
/l.k./