Si u kthye Parku i Liqenit në han pa porta? (Video/ Foto)
Parku i Liqenit, e vetmja zonë e gjelbër e Tiranës që duhej të ishte e rezervuar vetëm për këmbësorët, prej kohësh është kthyer në han pa porta ku furgonë, makina, kamiona e betoniere kalojnë të pashqetësuara.
Disa vite më parë, pas ndërtimit të një pistë për vrapuesit, në tre hyrjet kryesore të parkut u vendosën trarë që pengonin qarkullimin e automjeteve duke e kthyer parkun zonë pedonale. Sot në dy nga këto tre hyrje trahu ngrihet pa problem, kabinat e policisë janë shkulur dhe asnjë uniformë blu e bashkisë nuk duket gjëkundi.
Njëri nga trarët është ngritur falë lobingut atraktiv të shkollës private “Willson”, e cila ka siguruar leje kalimi për furgonët që duhet të fusin nxënësit në shkollën që ndodhet brenda zonës së mbrojtur të parkut. Por leja e marrë vetëm për furgonët duke se është bërë e vlefshme edhe për makinat luksoze të prindërve që sjellin fëmijët e tyre në shkollë, duke derdhur ndotje në mushkëritë e atyre që vijnë në park pikërisht për ajrin e pastër.
Makinat në zonën e mbrojtur të parkut/ Foto: Lapsi.al
Nga ana tjetër, vetë Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe vazhdon të sjellë edhe sot qindra betoniere, kamionë me hekura, makina me dhe madje edhe bar sintetik në parkun e shumëpërfolur për fëmijë, që sipas Kryetarit Veliaj do të ndërtohej me “ashkla, shkëmbinj natyralë dhe stola druri”.
Erion Veliaj në “Opinion”/ Video: “Qytetarët për Parkun”
Bashkia shtron bar sintetik dhe beton aty ku dikur kishte bar dhe pemë/ Foto: “Qytetarët për Parkun”
Betonieret vizitojnë parkun gjatë natës/ Video: Historia Ime
/l.k./