Viktimat e vërteta të “Panama Papers”
Gjatë tre viteve të fundit, nga bombardimet në Siri kanë humbur jetën më shumë se 21.000 njerëz. Këto krime të luftës janë të mirë dokumentuara, por nuk ka ndodhur e njejta gjë me botën misterioze të kompanive “offshore”. Një investigim i ri global ka zbuluar se një firmë panameze, i ka ndihmuar këto kompani të vazhdojnë bombardimet në Siri.
Firma “Mossack Fonseca” është kompania që ka ndihmuar njerëzit e pasur dhe të fuqishëm të fshehin pasuritë e tyre duke iu shmangur taksave. Ky zbulim ka ardhur pas një rrjedhjeje prej më shumë se 11 milion dokumentash dhe ekspozon një kast njerëzish që përdorin parajsat fiskale për tregëtinë e armëve, shmangien e taksave, mashtrimet financiare dhe trafikun e drogës.
Por viktimat e vërteta qëndrojnë pas emaileve, letrave dhe dokumentave. Në videon më poshtë, tregohen historitë e disa viktimave në Rusi dhe Uganda.
Një biznesmen rus i ndihmuar nga “Mosack Fonseca”, ka rrëmbyer të mitura nga 13 vjeç i ka përdhunuar dhe më pas i ka shitur si objekte seksi. Kur firma Fonseca ka zbuluar se klienti i tyre ishte një pedofil, ka vendosur të mos e raportojë aktivitetin e tij tek autoritetet ligjore.
E ndërsa në Uganda, një kompani nafte ka paguar “Mossack Fonseca” për ta ndihmuar që të shmangë 400 milionë dollar taksa. Për të arritur këtë, kompania thjesht ndryshoi adresën nga një parajsë fiskale në një tjetër. E gjithë kjo ka ndodhur në një shtet ku 1 në 3 njerëz jeton me më pak se 1 dollar në ditë dhe ku shifra 400 milion dollar është shumë më madhe sesa buxheti i qeverisë.
“Industria “offshore” sapo është zbuluar, por kriminelët do të vazhdojnë të bëjnë biznes, do t’iu shmangen taksave e do të vazhdojë të ketë bombardime derisa të ekzistojnë firma si Mossack Fonseca që ndihmojnë klientët e tyre”, thuhet në videon shpjeguese të publikuar nga Konsortiumi Ndërkombëtarë i Gazetarisë Investigative. /m.g