Blushi ofendoi egjiptianët, i kërkoi ndjesë romëve, ata i dërgojnë letër ku shpjegohen dallimet
Disa javë më parë, gjatë fjalimit të tij në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan, deputeti Ben Blushi i është drejtuar një prej antarëve të asamblesë së PS, Hektor Çiiftja, me një frazë fyese ndaj komunitetit Egjiptian
Menjëherë pas kësaj ngjarje, komuniteti Egjiptian hartoi një peticion ku dënonte gjuhën diskriminuese të deputetit Blushi ndaj tyre.
I ftuar disa ditë më pas në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ben Blushi i kërkoi ndjesë komunitetit Rom për fyerjen drejtuar komuniteit Egjiptian.
Nisur nga kjo ngjarje, të rinjtë e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome, i kanë dërguar dje një letër deputetit Ben Blushi, ku i japin informacione mbi dallimin dhe të përbashkëtat e komunitetit Egjiptian dhe Rom.
Në letër shkruhet: “U ndjemë mirë si komunitet Egjiptian kur kërkuat ndjesë në emisioni “Opinion” për ofendimin që kishit bërë. Ajo që ë bënte përshtypje ishte pikërisht fakti se ofendimi ishte ndaj komunitetit Egjiptian dhe ndjesën ia këruar komunitetit Rom.”
“Ndoshta nuk keni faj se nuk arrini të dalloni me çfarë keni lexuar se cilët janë, por ne donim që me këtë shkresë t’u përgëzonim për ndjesën dhe t’u jepnim disa informacione mbi këto 2 komunitete për t’ju qartësuar lidhur me ndryshimin midis këtyre dy komuniteteve.”
Letra vazhdon më tej me një përmbledhje të shkurtër të prejardhjes, karakteristikave dhe problemeve të secilit komunitet.
/l.k./
Letra e plotë:
 
 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.