Pas protestave, pronarët e bizneseve dorëzojnë sot në bashki 7 kërkesat e tyre
Pas dy protestave të tregtarëve të organizuara nga “Nisma #Thurje”, sot do të organizohet një takim mes Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesve nga tregtarët protestues të kryeqytetit. Në takimin që do të mbahet në orën 19:30, biznesi i vogël do t’i parashtrojë kryebashkiakut një sërë kërkesash për rishikimin e taksave.
Kërkesat e biznesit:
1-Taksa për ndërtesën të rikthehet në nivelin e mëparshëm për shkak se rritja e saj është e pajustifikueshme, cenon çdo familje të qytetit dhe çdo biznes dhe provokon rritjen e kostos së produkteve dhe shërbimeve që për rrjedhoje do të çoje në rritje çmimesh.
2-Taksa mbi truallin të hiqet, sepse është e pajustifikueshme. Bashkia nuk ofron asnjë shërbim në lidhje me këtë çështje që të justifikojë këtë takse të re.
3-Taksa e tabelës të kthehet në nivelin e mëparshëm, sepse rrezikon rritjen e kostove për produktet dhe shërbimet të artikujve të shportës etj e për rrjedhoje rritjen e çmimeve për qytetaret.
4-Taksa e infrastrukturës arsimore të hiqet për familjarët dhe të rishikohet niveli i saj për biznesin duke e çuar në nivele të arsyeshme. Duhet të theksojmë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se arsimi në RSH është falas. Po ashtu buxheti i arsimit krijohet nga tatimet qe mbledh qeverisja qendrore.
5-Taksa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave te kthehet ne nivelet e mëparshme. Bashkia nuk ka pasur përmirësime të dukshme në këtë shërbim dhe duhet të theksojmë se të gjitha subjektet tregtare paguajnë punonjës për këtë shërbim.
6-Tarifa për zënien e hapësirave publike, e cila është dhjetëfishuar, të kthehet në nivelet e mëparshme ose të indeksohet me logjikën e përdorur për rritjen e ëmimit të biletës së urbanit
7-Tarifa e pastrimit, e cila është dyfishuar për të gjitha kategoritë e njësive të rikthehet në nivelet e mëparshme ose te indeksohet sipas logjikës që u përdor për rritjen e ëmimit të biletës së urbanit Tarifa 2500 lekë në muaj për tavolinë për biznesin e vogël të hiqet.
Sa para më shumë do të paguajë biznesi i vogël dhe pronarët e apartamenteve në Tiranë?
Kliko këtu për të lexuar artikullin e plotë për rritjen e taksave të ilustruar me shembuj.