Taksat e Reja/ Sa para më shumë paguan biznesi i vogël dhe pronarët e banesave në Tiranë?
Sa para më shumë do të paguajnë qytetarët e tiranës me taksat e reja?
Më 30 dhjetor 2015 Këshilli Bashkiak miratoi “Sistemin e Tarifave vendore në qytetin e Tiranës”. Për shkak të taksave të reja pronarët e bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha dhe qytetarët që kanë një ose më shumë apartamente në pronësi do të përballen me taksa të shumëfishuara.
TAKSAT PER BIZNESIN E VOGËL

Foto: Exit.al
Sipas vendimit, taksa e hapësirës në zonën A është bërë 1500 lekë për metër katror në muaj nga 150 lekë për metër katror, që ishte më parë. Përveç kësaj, është shtuar dhe një taksë e re për tavolinat jashtë prej 2500 lekë për tavolinë në muaj.
Sa paguan një biznes i vogël familjar me sipërfaqe 30 metra katror në zonën A, sipas Monitor.al?
Më parë ky biznes paguante 150 lekë për metër katror.
– Pra 150 lekë për metër katror x 30 metra = 4,500 lekë/ muaj.
Me taksat e reja i njëjti biznes do të paguajë:
– Taksën e hapësirës, 1500 lekë për metër katror x 30 metra= 45,000 lekë/ muaj
-Takën për tavolinat (një tavolinë zë një hapësirë prej 7 metra katror) = 15,000 lekë.
Pra nga 4,500 lekë në muaj që paguante më parë, i njëjti biznes duhet të paguajë 60, 000 lekë.
Veç taksës për zënien e hapësirave publike janë shtuar dhe taksat për tabelat e identifikimit.
Pra, një dyqan shitjeje me pakicë me sipërfaqe 40 metra katror, me xhiro vjetore nën 2 milion lekë, dhe tabelë identifikimi mbi 2 metra katror do të paguajë rreth 61 mijë lekë në vit.
Vitin e shkuar një biznes i tillë paguante 25 mijë lekë tatim mbi fitim dhe 12 mijë lekë taksa vendore, pra 35 mijë lekë në total, ndërsa tani do të paguajë 24 mijë lekë më shumë.
TAKSAT INDIVIDUALE DHE FAMILJARE

Foto: Exit.al
Veç taksave ndaj biznesit, me vendimin e 30 dhjetorit 2015 për Sistemin e Tarifave vendore për qytetin e Tiranës, janë rritur dhe taksat për ndërtesën dhe për truallin. Këto taksa do të paguhen në 12 këste, çdo muaj bashkë me faturën e ujit.
SA PAGUAN NJË FAMILJE ME PËR BANESËN?
Një familje me një banesë rreth 70 m2 të ndërtuar para viti 1993 do të paguajë në total 8 mijë lekë në vit taksa vendore: 1 200 lekë për ndërtesën dhe truallin, 5 mijë lekë për tarifën e pastrimit dhe 1 800 lekë për infrastrukturën arsimore.
Një familje me të njejtën banesë, por të ndërtuar pas vitit 1993, do të paguajë 9 mijë lekë në vit, pasi paguan taksë më të lartë për truallin të barabartë me 2 200 lekë në vit.
Për banesën e dytë në pronësi të një individi, taksa e ndërtesës dyfishohet.
/l.k./
Burimi: Monitor.al/ Exit.al