Studentët bllokojnë fakultetin e Gjeologji – Minierave
Pas protestës së djeshme në fakultetin e Shkencave Sociale, sot studentët e Lëvizjes “Për Universitetin” kanë bllokuar fakultetin e Gjeologji-Minierave duke protestuar kundër tarifave të larta të studimit dhe kushteve ku zhvillohet procesi mësimor.
Ata thonë se investimet janë lënë pas dore dhe kushtet nuk janë të papranueshme.
Studentët kundërshtuan prezencën e forcave policore në fakultet gjatë protestës. Sipas tyre policia ka hyrë në kundërshtim me ligjin në ambjentet universitare.
VIDEO E PERPLASJES SE STUDENTEVE ME POLICINE
Pas kësaj proteste, dekani i Fakultetit është zotuar se do të marrë parasysh kërkesën e studentëve dhe do të pajisë auditorët me ngrohje.
Kjo është protesta e dyte e studentëve të Gjeologji – Minierave në pak muaj, pas asaj kundër tjetërsimit të godinës së Fakultetit në pallat drejtësie.
FOTO NGA PROTESTA
/l.k./