LAJMI I FUNDIT/ Sulm terrorist në Stamboll
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur deri tani, pas një shpërthimi kamikaz në një nga lagjiet turistike të Stambollit. Shpërthimi ka ndodhur në sheshin Sulltanahmet, në afërsi të një stacioni tramvaji, rreth orës 10:20 të mëngjesit, me orën lokale.
Policia turke ka bllokuar sheshin rreth Xhamisë Blu dhe Shën Sofia.
Një prej dëshmitareve që ka parë skenën, ka thënë për Reuters se “Shpërthimi ishte shumë i madh dhe i zhurmshëm. U shokuam. Kur dolëm jashtë pamë trupa të vdekur”.
Eksperti i sigurisë, Michael Horowitz, ka thënë se shpërthimi kamikaz ishte “sulm mbi turistët”. Edhe nga raportet e para, del se viktimat janë kryesisht turistë francez dhe gjerman.
Mediat turke shkruajnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist nga një person që është hedhur në erë. Nga raportet fillestare, thuhet se sulmi është kryer nga një femër e paidentifikuar.
/m.g