Tjetërsimi i godinës së Gjeologji – Minierave, studentët dhe pedagogët në protestë
Në të njëjtën ditë kur u prezantua projekti fitues për tjetërsimin e godinës së Fakultetit të Gjeologji – Minierave në godinë të Gjykatës së Lartë, studentët dhe pedagogët bojkotuan mësimin në shenjë proteste.
Ata thonë se nuk u është dhënë ende asnjë alternativë për zhvendosjen e fakultetit dhe shtojnë se nuk janë dakort të lëvizin nga godina ekzistuese. Sipas tyre ky është në fakultet mi 60 vjeçar dhe që ka bërë historinë, pasi nga kjo godinë nisën dhe protestat studentore të dhjetorit ‘90.
Në tubimin e sotëm, të mbështetur nga lëvizja “Për Universitetin”, ata thanë se protesta e tyre do të vazhdojë “non stop” derisa qeveria të anulojë vendimin për tjetërësimin e godinës së tyre.
Rreth një vit më parë, studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti zhvilluan një protestë përpara kryeministrisë. Pas thirrjeve të studentëve, Kryeministri Rama la zyrën dhe zbriti për të biseduar me ta, por mesa duket pa arritur në një zgjidhje.
/l.k./