Bashkia dëbon sërish familjet rome; “Harron” ripyllëzimin e kampit tek liqeni
Gjashtë nga familjet që jetonin në kampin e barrakave pranë Liqenit Artificial të Tiranës u dëbuan sërish nga një banesë në zonën e quajtur “Liqeni i Thatë” duke u detyruar të jetojnë në qiell të hapur. Pas nxitimit të bashkisë për të “pastruar” zonën ku më parë qëndronin romët, ajo sot ngjan më shumë me një kantier ndërtimi.
Bashkia e Tiranës, në muajin tetor 2015 hartoi një plan veprimi për zhvendosjen e familjeve rome nga kampi pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Megjithë kundërshtimin e fortë nga shoqëria civile, organizatat për të drejtat e njeriut dhe Avokatit të Popullit ky plan u vu në zbatim.
Më 15 tetor 2015, pas denoncimeve të shpeshta të familjeve për presione dhe kërcënim nga efektivët e policisë, përfundoi largimi i 49 familjeve rome, për t’i hapur rrugë ripyllëzimit të zonës.
Një pjesë e familjeve, të klasifikuara nga bashkia si “banorë të kryeqytetit” u detyruan të largohen për në Qendrën Tranzitore të emergjencave në Tufinë, zgjidhje e cila nuk u pranua nga ata.
Ndërsa pjesës tjetër iu ofrua “transport falas” për tu kthyer në qytetet nga kanë ardhur.
Por historia e dëbimeve nuk merr fund këtu.
Gjashtë nga familjet e dëbuara prej dy javësh ishin vendosur në një shtëpi në ndërtim e sipër në zonën e quajtur ”Liqeni i Thatë”, jo shumë larg ish – kampit nga i cili u detyruan të largohen.
Më 7 nëntor Policia Bashkiake, Policia e Shtetit dhe përfaqësues nga Komuna Farkë, në kundërshtim me ligjin, i detyruan këto familje të largohen përsëri, megjithëse ato kishin rënë dakort me administratorin e objektit dhe nuk ishte asnjë ankesë nga pronari për zaptim të pronës private.
Ngjarja e plotë e datës 7 nëntor
Familjet ishin vendosur në banesë që prej dy javësh (pas dëbimit nga kampi pranë liqenit artificial).

Shtëpia në të cilën ishin vendosur 6 familjet e komunitetit rom
Ata u shprehen se kanë kontaktuar me një person që e quanin “pronari”. Ai vepronte në emër të pronarit të vërtetë të banesës, i cili jetonte jashtë Tiranës.
Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë qenë në vendngjarje, kanë raportuar se punonjës nga Policia Bashkiake, Policia e Shtetit dhe Komuna Farkë u konfliktuan me familjet rome në momentin e largimit.

Majtas familjarët e dëbuar largohen duke mbajtur sendet e tyre në kurriz; Djathats efektive policie
Familjet rome dëshmuan se u ishte bërë presion nga Policia Bashkiake, “do ju vëmë prangat nëse nuk largoheni”. Si alternativë iu është ofruar të zhvendosen në Sharrë, gjë që ata nuk e kanë pranuar.
Një prej punonjësve të Policisë Bashkiake, i pyetur mbi cc’bazë ligjore dhe urdhëri konkret po bëhej largimi i familjeve, u përgjigj se urdhëri ishte dhënë në mënyrë verbale, për shkak të ankesave që i kishin ardhur.
Të pyetur nga përfaqësues të shoqërisë civile, është pranuar si nga Policia Bashkiake, ashtu edhe nga “pronari” i banesës se ankesa për të larguar familjet rome nuk ishte bërë nga ai.
Në raport thuhet se pas diskutimeve me policinë, “pronari” ka ndryshuar mendim dhe iu ka kërkuar familjeve rome të largoheshin menjëherë.
Fill pas kësaj, kanë ardhur ardhur punonjës të INUV, dhe një kamion që mendohet se do të përdorej për të zhvendosur familjet.
Të frikësuar nga presioni i policisë, familjarët kanë mbledhur veshjet dhe orenditë shtëpiake dhe janë larguar nga ndërtesa, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme.
SITUATA E KOMUNITETIT ROM DHE PROGRES RAPORTI I KE
Megjithëse në Progres Raportin e Komisionit Europian thuhet qartë romët dhe egjiptianët vuajnë nga diskriminimi dhe përjashtimi social, pikërisht për shkak të politikave të paefektshme që ndjek shteti shqiptar, këto fotografi të publikuara nga gazetari Gjergj Erebara dëshmojnë situatën reale këtij komuniteti sot.
- Gjashtë familjet rome u përzunë nga Bashkia e Tiranës për herë të tretë brenda një muaji. Pas dëbimit nga kampi i barrakave dhe dëbimit nga ndërtesa pranë liqenit të thatë, ata ende nuk kanë gjetur një vend ku të strehoen.
- Pas dëbimeve të njëpasnjëshme ata detyrohen të jetojnë në qiell të hapur
- Gjashtë familjet rome u përzunë nga Bashkia e Tiranës për herë të tretë brenda një muaji. Pas dëbimit nga kampi i barrakave dhe dëbimit nga ndërtesa pranë liqenit të thatë, ata ende nuk kanë gjetur një vend ku të strehoen.
- Gjashtë familjet rome u përzunë nga Bashkia e Tiranës për herë të tretë brenda një muaji. Pas dëbimit nga kampi i barrakave dhe dëbimit nga ndërtesa pranë liqenit të thatë, ata ende nuk kanë gjetur një vend ku të strehoen.
- Gjashtë familjet rome u përzunë nga Bashkia e Tiranës për herë të tretë brenda një muaji. Pas dëbimit nga kampi i barrakave dhe dëbimit nga ndërtesa pranë liqenit të thatë, ata ende nuk kanë gjetur një vend ku të strehoen.
- Pas dëbimeve të njëpasnjëshme ata detyrohen të jetojnë në qiell të hapur
Në Progres Raport thuhet se vitin e ardhshëm Shqipëria duhet: “të përmirësojë kushtet e jetesës për romët dhe egjiptianët, të dëshmojë përparim lidhur me rezultatet konkrete në fushën e antidiskriminimit”.
Me tre dëbime brenda një muaji për familjet e komunitetit rom të cilat ende nuk kanë gjetur një vend ku mund të strehoen, vendi ynë është shumë larg plotësimit të nje prej objektivave të tij social, që është pikërisht e drejta e strehimit.
Shoqëria Civile – Reagon Civil Rights Defenders
Organizata të shoqërisë civile dhe Avokati i Popullit kanë hartuar më parë një deklaratë të përbashkët ku kundërshtonin dëbimin e familjeve rome dhe kërkonin një zgjidhje të përhershme të situatës në përputhje me standartet ligjore dhe ndërkombëtare.
Civil Rights Defenders, një prej organizatave që ka ngritur zërin që në fillim mbi problemet e komunitetit Rom, vazhdon të kundërshtojë ashpër mënyrën si Bashkia e Tiranës po e fsheh këtë problem, duke ofruar zgjidhje pa alternativa reale.
“Fakti që familjet vazhdojnë të enden rrugëve tregon që nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për ta. Eshtë vërtet shqetësues mungesa e interesimit dhe e përpjekjet e vazhdeshme për fshehjen së problemit nga autoritetet. Per fat të keq edhe në rastin e dëbimit të dytë të gjashtë familjeve, Bashkia Tiranë ka qenë koherente me veprimet e saja të mëparshme – dëbimi pa alternativë reale. Ky qëndrim është vërtet për tu qortuar”, tha për “Historia Ime” Vasilika Laçi, drejtuese e programit të CRD për Shqipërinë.
Avokati i Popullit po ndjek në mënyrë ligjore rastin e dëbimit të përsëritur të familjeve rome
Insitucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur dhe kundërshtuar hap pas hapi dëbimin e vazhdueshëm të familjeve të komunitetit Rom. Erind Pirani, komisioner pranë Avokatit të Popullit tha për “Historia Ime” se dëbimi i gjashtë familjeve rome po ndiqet ligjërisht nga ky institucion dhe se po punohet për të hartuar një raport të posacëm ku evidentohen shkeljet ligjore dhe mosrrespektimi i të drejtave të këtij minoriteti.
Cfarë po ndodh sot në ish- kampin e romëve?
Kështu duket sot kampi ku 49 familje të komunitetit rom jetonin deri përpara pak javësh. Megjithë premtimin e Kryetarit të Bashkisë Veliaj për ta rikthyer në një zonë të gjelbëruar ai sot ngjan më shumë më një kantier ndërtimi.
- Kampi i barrakave pranë Liqenit Artificial pas dëbimit të 49 familjeve rome
- Kampi i barrakave pranë Liqenit Artificial pas dëbimit të 49 familjeve rome
- Kampi i barrakave pranë Liqenit Artificial pas dëbimit të 49 familjeve rome
- Kampi i barrakave pranë Liqenit Artificial pas dëbimit të 49 familjeve rome
- Kampi i barrakave pranë Liqenit Artificial pas dëbimit të 49 familjeve rome
Më 13 tetor punëtorët e gjelbërimit të Bashkisë Tiranë nisën ripyllëzimin e zonës, por me sa duket ata nuk u kthyen më, pasi në kamp nuk është mbjellë më asnjë fidan që pas asaj dite.
Zonën e ripyllëzuar me zonën ku dikur shtrihej kampi, i ndan ky kanal ujërash të zeza. Me shumë gjasë mund të jetë ky burimi i asaj që Erion Veliaj e quajti “zhul” dhe “gropë septike” në debatin e tij me keshilltarin e PD Leonard Olli, ku shfaqet haptazi diskriminues dhe racist.
/ Lorin Kadiu