Pasuritë kombëtare transportohen me furgon, ashtu siç transportohen drutë
Kjo është mënyra si ikonat e koleksionistit Gjergji Thimo, i dënuar me 7 vite burg për trafik veprash arti, u transferuan nga Galeria e Arteve në Muzeun Kombëtar.
Ikonat janë sekuestruar dy vite më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe me vendim të Ministrisë së Kulturës u magazinuan në ambientet e GKA nën ruajten e policisë së Shtetit.
Mënyra skandaloze e transportit të ikonave qindravjeccare tregon një rast flagrant keqtrajtimi të veprave të artit që tashmë konsiderohen pasuri kombëtare.
Artan Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, në një prononcim për median tha se zhvendosja e ikonave është bërë me urdhër të Ministrisë së Kulturës dhe shtoi se ai nuk mund të ndërhyjë në punën e institucioneve të tjera.
Transportimi i ikonave nga Galeria Kombetare e Arteve
- 13 Nëntor 2015Transportimi i ikonave nga Galeria e Artit
- 13 nëntor 2015 Transportimi i ikonave nga Galeria e Artit
Duket se Ministria e Kulturës dhe Policia e Shtetit janë “kujdesur” deri në fund për ikonat. Duke i depozituar ato në Muzeun Kombëtar, të hedhura në dysheme e me pjesë të thërrmuara. “Shqiptarja.com” raporton se asnjë funksionari Muzeu Kombëtar nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve për mënyrën e transportit, kushtet në të cilat do ruheshin ikonat dhe mbi të gjitha për inventarizimin e tyre.
Depozitimi i ikonave në Muzeun Kombëtar
- Depozitimi i ikonave në Muzeun Kombëtar
- 13 Nëntor 2015 Depozitimi i ikonave në Muzeun Kombëtar
- 13 NYntor 2015 Depozitimi i ikonave në Muzeun Kombëtar
/l.k./