Nis prishja e shtëpive në zonën e Selitës; Banorët nuk janë njoftuar më parë
Mëngjesin e sotëm ka nisur prishja e banesave të familjeve rome në zonën e Selitës ku do të kalojë Unaza e Madhe e qytetit.
Sipas aktivistëve rom, prishja po ndodh duke shkelur ligjin, pasi Inspektoriati i Mbrotjes së Territorit nuk i ka njoftuar familjet për fillimin e prishjeve të shtëpive. Familjet nuk janë njohur me vendimin e IKMT-së për prishjen e banesës së tyre.
Problemi i familjeve rome në Selitë është bërë i njohur prej kohësh, është pasuar edhe nga protesta të vazhdueshme të komunitetit rom, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndërtimi i unazës së madhe të Tiranës do të lërë në qiell të hapur rreth 70 familje të komunitetit Rom që banojnë në zonën e Selitës.
Pjesa më e madhe e banesave janë prej vitesh në proces legalizimi, por këto familje nuk kanë mundur të marrin dëmshpërblim pikërisht për arsyen që banesat e tyre do të prishen.