Ja 5 tarifat që duhet të paguajnë studentët me ligjin e ri për Arsimin e Lartë
Ligji i ri për arsimin e lartë ka përcaktuar mënyrën se si do bëhet regjistrimi i studentëve nga 2016a, duke përcaktuar dhe tarifat që do të paguhen. Një student nga viti i ardhshëm do të paguajë pesë tarifa për të regjistruar në Universitet. Tarifat në çdo rast do të paguhen për aplikimin, konkurrimin dhe për regjistrimitn. Sipas ligjit të ri të gjitha tarifat do të paguhen për llogari të institucioneve të arsimit të lartë.
Tarifa e aplikimit
Në këtë rast paguhet një tarifë për aplikimin në programin e studimit. Çdo i ri sipas ligjit të ri do të paguajë këtë tarifë aplikimi në mënyrë që të ketë mundësi për të vazhduar konkurrimin në Universitet. Tarfia e aplikimit paguhet për çdo program studimi që maturantët do të zgjedhin.
Tarifa e konkurrimit
Për të konkurruar në çdo Universitet duhet të paguhet një tarifë e veçantë. “Tarifa e konkurrimit” paguhet që maturanti të konkurojë në degën që dëshiron të fitojë, në të kundërt nuk mund të japw provimin. Kjo tarifë do të paguhet vetëm në rastet kur institucioni i arsimit të lartë parashikon zhvillimin e konkursit.
Tarifa e regjistrimit
Pasi ka paguar tarifën e aplikimit dhe tarifën e konkurrimit, studenti duhet të paguajë dhe “tarifën e regjistrimit”. Kjo tarifë paguhet për tu regjistruar në një program studimi. Studenti mund të regjistrohet në disa programe studimi por vetëm në një mund të vazhdojë studimet.
Tarifë shkollimi
Tarifa e shkollimit është një pagesë që studenti paguan për t’u regjistruar në një nga degët e universiteteve publike. Kjo tarifë paguhet vetëm për një program studimi. Tarifa e shkollimit do të paguhet për llogari të institucionit të arsimit të lartë, ku studenti do të vazhdojë studimet.
Tarifa e studimit
Sipas ligjit të ri tarifa e studimit përfshin tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit. Ende nuk dihet se si do të ndahet mënyra e pagesës së tarifave apo masa e e tyre, por Ministria e Arsimit në një farë mënyre ka përcaktuar dhe rrugën që do të ndiqet për të vazhduar një program studimi. Do të jenë universitete publike ato që do të përcaktojnë nëse pranimi në Universitet do të bëhet me konkurs, me ese apo ndonjë formë tjetër.
/Shqiptarja.com