Dolce & Gabbana fyejnë fëmijët e çifteve gej, reagojnë Elton John dhe Ricky Martin
Ricky Martin është shokuar nga deklarata e dy prej figurave më të famshme të shtëpive të modës, Domenico Dolce dhe Steffano Gabbana, të cilët thanë se fëmijët e lindur me fertilizëm in vitro, janë sintetikë.
Në një intervistë për një revistë italiane, Dolce shprehu revoltën e tij, duke thënë se fëmijët që vijnë në jetë në këtë formë, janë pa nënë e pa baba e për të janë sintetikë.
Këngëtari 43-vjeçar Ricky Martin, babai i dy fëmijëve, është prekur nga kjo deklaratë, të cilën e ka quajtur të pa hijshme.
Ai ka reaguar në një postim në llogarinë e tij në Twitter duke thënë “Zëri juaj është shumë i fuqishëm për të shpërndarë kaq shumë urrejtje. Është 2015, zgjohuni, dashuroni veten tuaj, djema”.
Edhe këngëtari Elton John ka reaguar pas deklaratës tronditëse të Domenico Dolce.
John ka reaguar duke thënë se nuk mund të guxoni t’i drejtoheni fëmijëve të mi të bukur, si sintetikë. Duhet t’ju vijë turp që paragjykoni lindjen e fëmijëve me fertilizim in vitro, ka thënë këngëtari 67-vjeçar.
Martin dhe John janë bashkuar me njëri – tjetrin për të bojkotuar Dolce & Gabbana.