Elhaida Dani publikon këngën që do shkojë në Eurovision (VIDEO)
Tre javë pas njoftimit se kënga fituese e Festivalit të Fundvitit në RTSH nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Elhaida Dani ka publikuar sot në Youtube këngën “I’m alive” me të cilën është vendosur të përfaqësohet vendi ynë.
10 orë pasi kjo këngë u publikua në faqen e Eurovision pati mbi 100 mijë klikime.
Qartazi kënga pëlqehet shumë dhe ka “ngjitur” nëse mund të përdorim këtë shprehje (qindra komente në faqen e Eurovision janë shumë pozitive).
Eshtë ndoshta kënga më e mirë shqiptare që ka përfaqësuar këto vite Shqipërinë në këtë konkurs europian.