VIDEO/ Polici godet me grushta dhe shqelma në fytyrë qytetarin
Publikohet një tjetër vidoe që tregon me zë dhe figurë efektivët e policisë duke dhunuar qytetarët.
Qytetari që ka dërguar këtë vidoe në agjensinë e lajmeve BalkanWeb tregon se kjo video është xhiruar më datë 19 Shkurt në Kavajë.
Pamjet tregojnë një person i cili mbahet nga krahët nga dy policë dhe goditet në fytyrë nga një i tretë.
Më tej duket dhe një makinë policie që pret t’i dorëzohet personi i saposhoqëruar.
Video ëshë realizuar me celular nga një qytetar që u ndodh rastësisht në vendngjarje.